Haradinaj flet për Çakorrin: Ne kemi arritur që ta mbrojmë tokën tonë

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, sot ka vendosur lule pranë varrit të Zeqir Dreshajt, i cili ishte kryeplaku i fshatit Kuqishtë, që shtrihet në brezin kufitar me Malin e Zi.

Haradinaj tha se “amaneti i Bacës Zeqë do të jetësohet”, i cili ishte njeriu që u bë zëri i rugovasve në mbrojtje të së drejtës në tokën e tyre dhe kufirit të Kosovës.

“Ne kemi arritur që ta mbrojmë tokën tonë me të drejtën e korrigjimit të sektorëve në drejtim të Kullës e Çakorrit dhe me Kryeministrin e Malit të Zi, jemi dakorduar që Komisionet Ndërshtetërore të fillojnë punën në afat optimal. Këtë ia kemi borxh Kosovës, burrave si Zeqir Dreshaj dhe rugovasve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

loading…