kryeministri

Haradinaj feston Krishtlindjen në shtëpinë e mikut të tij, zv.ministrit Berisha

Kryeministri Ramush Haradinaj ka shkuar te një mik i tij për të festuar Krishtlindjet.

Ai pas pjesëmarrjes së tij në festën e Katedrales “Shën Nënë Tereza” ka shkuar në konakun e zëvendësministrit Anton Berisha.

Haradinaj në një status në Facebook shkroi së ndjehet i bekuar për trashëgiminë dhe vlerave unike të kombit shqiptar.

“Për Krishtlindje, mysafir në familjen e mikut dhe kolegut, zëvendësministrit Anton Berisha. Të bekuar me trashëgiminë e vlerave unike të kombit tonë. Gëzuar për shumë mot!”, shkroi Haradinaj.