Haradinaj falënderon Konteshën e Britanisë së Madhe për kontributin ndaj Kosovës

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, është takuar me Konteshën e Wessex të Britanisë së Madhe e cila ka qëndruar sot në Kosovë.

Ai tha se ky shtet ka dëshmuar miqësinë ndaj Kosovës dhe marrëdhëniet mes dy vende i ka quajtur të veçanta.

Haradinaj ka falënderuar pjesëtaren e familjes mbretërore edhe për edhe kujdesin e saj kushtuar viktima të dhunës seksuale gjatë luftës.

Postimi i plotë:

Britania e Madhe ka dëshmuar miqësi të fuqishme ndaj Kosovës dhe është rreshtuar si njëra nga vendet që i ka besuar të drejtës tonë, dhe sot marrëdheniet tona janë shumë të veçanta.

Sonte, në pritjen e organizuar nga Ambasada Britanike në Prishtinë me rastin e vizitës së Lartmadhërisë së saj, Konteshës së Wessex, pata nderin që personalisht ta falënderoj për kontributin e madh të Britanisë dhënë shtetit të Kosovës, por edhe kujdesin e saj special kushtuar heroinave tona, viktima të dhunës seksuale gjatë luftës.

Mirënjohës përjetë!

loading…