Haradinaj: Evropa po rrezikohet nga trafikimi i drogës dhe armëve përmes Ballkanit

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se kontrabanda me trafikim të qenieve njerëzore, të drogës dhe armëve përmes rajonit të Ballkanit po rrezikon të gjithë Evropën.

“Trafikimi i qenieve njerëzore, kontrabanda e drogës dhe armëve përmes Ballkanit po rrezikon Europën”, ka thënë Haradinaj, përcjell Ballkani.info.

Postimi i plotë i kryeministrit:

Trafikimi i qenieve njerëzore, kontrabanda e drogës dhe armëve përmes Ballkanit po rrezikon Europën. Kosova do të veprojë kundër këtyre rreziqeve permanente për rajonin dhe Europën.
RH /Ballkani.info/