Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka pritur në takim drejtuesit e dy kompanive prestigjioze ajrore gjermane, Eurowings dhe Lufthansa.

Me këtë rast Haradinaj u shpreh i lumtur që Kosova po bëhet nikoqir i parë i këtyre dy kompanive.

“I lumtur të kuptoj përmes drejtorit gjeneral, që Eurowings ka zgjedhur Kosovën si bazë të saj për të operuar në rajon.dhe për të ofruar mundësi të shumta konkurruesenë tregun e aviacionit.”

I pari i ekzekutivit theksoi se vendi ynë po shndërrohet si pikë orientuese për zhvillim dhe investime të huaja.

“Ky është një lajm i gëzueshëm për Kosovën tonë të përbashkët për rikthimin e besimit të plotë dhe fuqizimin e besimit të plotë në parneritetit mes Kosovës dhe Gjermanisë.”

Në fund ndër të tjera u tha se 300 vende pune parashihet të hapën me operimin e këtyre dy kompanive gjermane.