Haradinaj: Etapa e rritjes së investimeve direkte gjermane në Kosovë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj thotë se Kampi Inovativ-Trajnues në Prizren po vendosë Kosovën në hartën e investitorëve gjermanë.

Haradinaj ka zhvilluar një takim me delegacionin e Shoqatës Gjermane të Bizneseve Lindore ku dhe i ka njoftuar për reformat që Qeveria ka ndërmarrë duke krijuar një ambient të volitshëm të të bërit biznes.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Kampi Inovativ-Trajnues në Prizren po vendosë Kosovën në hartën e investitorëve gjermanë. Gjatë takimit me delegacionin e Shoqatës Gjermane të Bizneseve Lindore, i njoftova ata me reformat që Qeveria ka ndërmarrë duke krijuar një ambient të volitshëm të të bërit biznes, përmes lehtësirave fiskale dhe për interesin e jashtëzakonshëm të vendit tonë për investimet gjermane. Në kuadër të takimit, diskutuam edhe për mundësinë e organizimit të forumit gjermano-kosovar, që do ta fuqizonte vendin tonë, në tregun ndërkombëtar. Bashkëpunimi i Kosovës me odat ekonomike të shtetit mik po strukturohet dhe jemi optimistë se po hyjmë në etapën e rritjes së investimeve direkte gjermane në Kosovë.