Haradinaj: Enver Maloku ishte i jashtëzakonshëm, do të mbetet i paharruar në kujtesën historike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar në përvjetorin e vrasjes së tij, veprimtarin Enver Malokun.

Haradinaj thotë se Maloku ishte një nga intelektualët e parë që iu bashkua lëvizjes për liri e çlirim.

Sipas tij, roli i Malokut në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës ishte i jashtëzakonshmë.

“Aktivisti dhe gazetari, Hero i Kosovës Enver Maloku ishte një nga intelektualët e parë që iu bashkua lëvizjes për liri e çlirim. Roli i tij në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, ishte i jashtëzakonshëm.

Do mbetet gjithmonë i paharruar në kujtesën tonë historike.

Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook, transmeton Ballkani.info.