Haradinaj emëron Shkëlzen Sopjanin, Këshilltar të Jashtëm Politik

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka emëruar avokatin dhe ish Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Shkëlzen Sopjanin, Këshilltar të Jashtëm Politik.

Haradinaj ka thënë se njohuritë e tij do t’i shërbejnë politikëbërjes.

“Njohuritë dhe ekspertiza e tij do t’i shërbejë politikëbërjes sa më të avancuar dhe efektive”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

loading…