Haradinaj e uron Këshilltarin për Siguri të sapoemëruar nga Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka emëruar Robert C. O’Brien këshilltar për Siguri Kombëtare. Një javë pasi e shkarkoi John Boltonin, presidenti Trump përsmes Tëitterit ka njoftuar se tashmë e ka zëvendësimin e tij. E, emërimin e O’Brien e ka uruar edhe kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai në twitter ka shkuar se Kosova pret që me padurim të punojë me të sapoemëruarin si këshilltar të Sigurisë Kombëtare në SHBA.

“E urojë këshilltarin e sapoemëruar në SHBA për Siguri Kombëtare dhe mezi pres që të punojmë së bashku për interesat e përbashkëta strategjike”, ka shkurar Haradinaj.

O’Brien mori detyrën në kohën kur Trump po përballet me një numër të sfidave në politikat e jashtme.

Ai do të ketë rol udhëheqës në adresimin e krizave në Venezuelë dhe gjithashtu do të adersojë përpjekjet e Trumpit për denuklearizim të Koresë Veriore.

O’Brien është këshilltari i katërt i emëruar nga Trump për Siguri Kombëtare. Ai ka punuar edhe në administratën e presidentit Barack Obama dhe presidentit George Ë. Bush.

loading…