Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka takuar në Ambasadën Amerikane ambasadorin Jeffrey Hovenier.
“Një takim përmbajtësor me Ambasadorin z. Jeffrey Hovenier, me të cilin diskutuam për zhvillimet politike. E falënderova personalisht Ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij dhe të ShBA-ve në mbështetje të Kosovës. Partneriteti i vendit tonë me ShBA-të është afatgjatë, strategjik dhe i përjetshëm”, ka shkruar Haradinaj. /Ballkani.info/







