Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka liruar nga detyra Ministrin e Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq.

Haradinaj ka thënë se shkarkimi i ministrit është bërë për arsye të gjuhës së urrejtjes dhe fyerjes ndaj viktimave të Reçakut që ky ministër ka bërë, përcjell Ballkani.info.

Gjuha e tillë, sipas Haradinaj nuk është e tolerueshme. /Ballkani.info

Postimi i plotë:

Sot kam marrë vendim për shkarkimin e Ministrit të Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq. Është e patolerueshme një gjuhë e tillë e urrejtjes nga ministri në fjalë. Është e pakuptimtë se si një deri sot kolegë i yni shprehet me aq injorancë, urrejtje dhe fyerje për viktimat e Reçakut, viktimat e tjera të regjimit të Millosheviçit dhe akceptimin dhe miratimin që ai i bëri terrorit të këtij regjimi. Kjo nuk arsyetohet. Në Qeverinë që unë e drejtoj nuk do të ketë vend për askë që në çfarëdo mënyre fyen të tjerët në bazë etnike, racore, fetare apo tjetër, e as ata që synojnë të akceptojnë politikat e tilla. Vendimi hyn në fuqi menjëherë.

RH