Analisti i njohur politik, Imer Mushkolaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se në kohën kur qeveriste Isa Mustafa, duhej të organizoheshin protesta për të shkarkuar një ministër që përdorte fjalor fashist.
Mushkolaj ka nënkuptuar se bëhet fjalë për Aleksandër Jabllanoviç, i cili i kishte quajtur nënat gjakovare ‘egërsira’, shkruan Ballkani.info.
Për këto deklarata, ishin organizuar protesta dhe kishte pasur reagime të shumta ndaj kryeministrit të at’hershëm, Isa Mustafës.
Statusi i Mushkolajt, ka qenë edhe një lloj përshëndetje për vendimin e kryeministrit aktual të Kosovës, Ramush Haradinajt, i cili sot ka shkarkuar nga detyra Ministrin e Administratës së Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq, për arsye se ky i fundit kishte fyer ushtarët e UÇK-së duke i quajtur ‘terroristë’ dhe Masakrën e Reçakut e kishte quajtur të trilluar. /Ballkani.info
Statusi i plotë i Mushkolajt:
N’kohë t’Isa Mustafës u duhke m’u çu n’protesta, me e shkarku nji ministër serb që përdorte fjalor fashist
Foto nga protesta e mbajtur në Gjakovë ku morrën pjesë mijëra qytetarë, që kërkonin nga qeveria e kaluar shkarkimin e Jabllanoviçit:











