Haradinaj e sfidon Putinin, lahet në liqenin e ngrirë (VIDEO)

Kryeministri Haradinaj njihet nga publiku për sfidat që i ka përjetuar në të kaluarën.

Një gjë të tillë ai nuk e lë anash edhe sot, si në jetën publike ashtu edhe në atë private.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka bërë të ditur se ka vizituar majën e Gjeravicës, që sipas fotografive shihet e mbuluar në borë.

E këtu ai ka vendosur ta sfidojë veten, duke u larë në një liqen të ngrirë në këtë maje, shkruan Ballkani.info.

Në pamjet e mëposhtme, shihet kryeministri Haradinaj duke u larë në liqenin e ngrirë, ku edhe iu drejtohet shoqëruesve të tij me fjalët “s’koka shumë ftohtë”.

Kujtojmë se vitin e kaluar, të njejtën gjë e kishte bërë edhe presidenti rus, Vladimir Putin, sfidë kjo që ishte përcjellur nga komentues të shumtë të habitur, transmeton Ballkani.info.

Por, një gjë e tillë si duket nuk i ka lënë përshtypje Haradinajt, për të cilin kjo sfidë ka qenë një ‘test i lehtë’. /Ballkani.info