video

Haradinaj e publikon me video momentin kur familja Shala nga Rahoveci fal gjakun e babait

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka publikuar momentin kur familja Shala nga Zaqishta e Rahovecit fal gjakun e babait të tyre.

Në ngjarje të pranishëm janë parë edhe kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi dhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

“Sot në Zaqisht të Rahovecit, Avdi Shala fali gjakun e babait dhe i shtriu dorën e pajtimit familjes së Daim Shalës. Falja është virtyt i joni kombëtar, nder e trimëri, që na mbajti të bashkuar. Qofshi faqebardhë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Për më shumë shihni videon: