Haradinaj: E pranojmë rezultatin e zgjedhjeve, s’duam rinumërim e as rivotim

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media ka thënë se partia e tij nuk do të kërkojë rinumërim të votave dhe se e pranon rezultatin kështu siç është.

“Ne jemi rritur në këtë zgjedhje, jemi afër 100 mijë votave dhe për këtë e falemnderojmë qytetarin”, ka thënë Haradinaj, shkruan Ballkani.info.

“Ne nuk do të kërkojmë rinumërim të votave, për neve ky rezultat është i pranueshëm dhe i urojmë të gjithë ata që kanë arritur rezultat në këto zgjedhje. E respektojmë vendimin e sovranit”, ka thënë ai, duke shtuar se zgjedhjet ishin fer dhe të lira, prandaj rezultati është ky që është.

“Nuk duhet të ketë rinumërim e as rivotim”, ka thënë Haradinaj. /Ballkani.info/

loading…