Kryeministri

Haradinaj e përsëritë: Ideja për ndryshim kufijsh ka vdekur

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, edhe njëherë ka shfaqur kundërshtimin e tij në lidhje me idenë për korrigjim të kufirit.

“Ideja me lëviz me kufi, me territore është shqetësuese. Jam kundër kësaj ideje dhe nuk është zgjidhja që na pret përpara. Nëse atë energji që po e shpenzojmë rreth idesë së kufijve do ta drejtonim kah marrja e njohjeve, ndoshta deri tani na kish njohtë dikush. Ideja për korrigjimin e kufijve ka vdekur. Nuk mendoj se shpërblehet dhuna ose incidentet. Kushdo që i nxitë ato do e merr faturën”, ”, ka thënë Haradinaj duke komentuar kështu edhe incidentin e djeshëm në veri të Mitrovicës.