Dy ish-komandantët e UÇK-së, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj do të bëhen bashkë përsëri pas 25 vitesh. Megjithatë këtë herë, Haradinaj e Limaj do t’i bashkojnë forcat e tyre politike në një koalicion të përbashkët.
Sipas njoftimit për media mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm do të mbahet në ora 18:00.
“Këshilli i Pergjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot vendos për koalicionin parazgjedhor AAK-Nisma. Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, në ora 18:00 mbahet konferencë për media ne selinë e AAK-së në Prishtinë. Ftoheni ta ndiqni këtë ngjarje! Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun AAK”, thuhet në njoftimin e AAK-së.
BONUS VIDEO: Intervistë me kryetarin e Suharekës, Bali Muharremaj







