Drejtuesit e partive politike dhe zyrtarët e tyre kanë nisur të takohen me qytetarë në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Fushatën e ka nisur edhe Pal Lekaj zyrtarë i AAK-së.

Ai së bashku me kreun e kësaj partie, Ramush Haradinaj, kanë qëndruar sot në fshatin Marmull të Gjakovës.

Ai tha se banorët e saj i dhanë mbështetje Haradinajt për president.

Postimi i Lekajt:

Fshati Marmull i Gjakovës me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Me kryetarin Haradinaj dhe kolegë tjerë bashkëbiseduam për planet e AAK-së për qeverisjen e ardhshme të vendit.

Marmulli i dha mbështetje Ramush Haradinaj për President.

Falenderoj familjen e z. Engjull Gojani dhe fshatin Marmull për përkrahjen dhe mikpritjen!