Haradinaj e kujton në 22 vjetorin e vdekjes, heroin Adrian Krasniqi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar sot në 22 vjetorin e vdekjes, heroin e kombit Adrian Krasniqin.

Haradinaj përmes Facebook, ka thënë se Krasniqi ishte student i dalluar po aq sa edhe luftëtar, që gjithmonë besoi në liri.

”Ishe student i dalluar po aq sa dhe luftëtar. Gjithmonë besove në liri, për të cilën dhe u përjetësove 22 vite më parë, duke i prirë karvanit të dëshmorëve të Pejës.

Ishe i dashur, i guximshëm me të gjitha tiparet e heroit. Ashtu do të mbetesh në kujtimin tonë dhe të brezave që vijnë Adrian Krasniqi, Hero dhe Gjeneral.

Duke u përulur para veprës tende madhore, krenohem që u njohëm bashkë në ditët e lavdisë. Kombi që ka njerëz si ti, ka të ardhme të ndritur.

Lavdi e përjetshme!”, përfundon Ramush Haradinaj.

loading…