Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pritet që nesër të udhëtojë për në Amerikë.
Burime të sigurta të Ballkani.info kanë thënë se kryeministri nesër do të udhëtojë për SHBA, por nuk kanë dhënë detaje se cila është agjenda e tij atje.
Këto burime nuk kanë pranuar të thonë nëse Haradinaj në SHBA shkon për shkak të taksës ndaj mallrave serbe e boshnjake.
“Kjo mund të konsiderohet fitore për Haradinajn, pasi që më herët ishte thënë se atij i ishte refuzuar vizar amerikane për shkak që këmbënguli që mos të hiqet taksa. Detaje tjera tash për tash nuk ka”, kanë thënë këto burime për Ballkani.info.
Këtë lajm e ka konfirmuar pak çaste më parë vet kryeministri Haradinaj.
Indeksonline raporton se këtë lajm për portalin e tyre e ka konfirmuar Ramush Haradinaj dhe ka treguar se nesër niset për në ShBA për vizitë zyrtare. /Ballkani.info/







