Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se nuk pret ndryshim në tentativën e 48-të për konstituimin e Kuvendit.

“Sikurse për çdo seancë edhe sot nuk shoh që do të ketë ndryshim por jemi këtu dhe do e shohim” – ka deklaruar Haradinaj.

Tutje ai ka thënë se e gjithë Kosova është lodhë nga kjo situatë.

“Ne kemi dhënë ofertë, jemi të gatshëm me votu në rast se do të ketë një mirëkuptim të ndryshimit të emrit të kandidatit” – ka shtuar ai.

Haradinaj ka deklaruar e megjithatë Kurti me vetëdije po e mban situatën e tillë.

“Nuk shoh se cila mund të jetë marrëveshja (politike), përveç asaj që po qarkullon mes NISMA-s dhe VV-së, por duhet ta shohim në seancë se çfarë do të ndodhë” – ka shtuar ai.

Për ndonjë ftesë potenciale për takim nga Kurti, ai ka thënë se do ta shqyrtojnë.