Kryeministri Haradinaj ka pritur sot në takim një delegacion të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet të kryesuar nga kryetari i kësaj partie, Shpëtim Idrizi.

Haradinaj ka treguar se çka është biseduar në këtë takim, ku ka thënë se është e nevojshme të thellohet bashkëpunimi për zhvillimet mbarëkombëtare politike.

“Mirëprita në takim një delegacion të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, PDIU, të kryesuar nga Kryetari Shpëtim Idrizi, me të cilët biseduam për zhvillimet mbarëkombëtare politike dhe thellimin e bashkëpunimit mes dyja vendeve”, tha kryeministri Haradinaj, përcjell Ballkani.info.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Mirëprita në takim një delegacion të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, PDIU, të kryesuar nga Kryetari Shpëtim Idrizi, me të cilët biseduam për zhvillimet mbarëkombëtare politike dhe thellimin e bashkëpunimit mes dyja vendeve.

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, PDIU, në vazhdimësi ka synuar promovimin e çështjes shqiptare, mbrojtjes së diasporës, e përfshirjes së atdhetarisë. Bashkëpunimi ndërmjet spektrit politik të Kosovës me atë të Shqipërisë në të gjitha periudhat ka qenë i frytshëm dhe uroj që një rrugëtim i tillë të na përcjellë çdoherë!
RH