Pas mbledhjes së Qeverisë, Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se do të krijohet një Forcë e Zjarrëfikësve. Ai ka thënë se deri më sot zjarrëfikësit nuk kanë pasur status të definuar, andaj do të ishte mirë që disa funksione të rrezikshmërisë t’i barten zjarrëfikësve nga FSK.

“Kjo Forcë e Zjarrëfikësve, do të mbulonte çdo pjesë të Kosovës ku edhe do të intervenonte më lehtë në rast zjarri shembull” ka thënë Haradinaj, transmeton Ballkani.info.

Kujtojmë se sot gjatë mbledhjes së Qeverisë, Kryeministri Haradinaj ka premtuar status të ri për Zjarrëfikësit, gjithashtu edhe shtim buxheti për vitin 2019. /Ballkani.info/