Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme pas takimit me Veselin, Thaçin dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka folur për temat e diskutimeve mes tyre.

Haradinaj ka theksuar edhe njëherë që ai dhe Qeveria e Kosovës janë për dialog dhe janë për diskutim, por kjo nuk do të ndodhë nëse në këtë dialog përfshihet tema e shkëmbimit të territoreve dhe Asosacioni i Komunave serbe.

“Unë jam për dialog, jam për diskutime dhe jam për arritjen e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë. E mbështes idenë që të gjejmë zgjidhje për çështjet tona dhe që kjo marrëveshje të përfundojë me njohje. Unë jam për arritjen e një marrëveshje pa çmimin e territorit dhe pa çmimin e zajednicës”, ka thënë Haradinaj, raporton Ballkani.info.