Haradinaj: Do rrisim dyfishin e pagës mesatare deri në vitin 2025

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kandidat për President, Ramush Haradinaj sot gjatë vizitës së tij në Prizren, vizitoi disa nga bizneset e këitj rajoni. Haradinaj theksoi se bizneset në Kosovë, kanë nevojë për dorën e shtetit në krizën në të cilën po kalojmë.

“Aleanca ka një plan të qartë dhe të arritshëm: Fondin 1 miliardësh për ndihmë bizneseve dhe qytetarëve dhe planin për rritjen ekonomike. Ne do të krijojmë 30.000 vende të reja pune çdo vit nga 2022 dhe do të rrisim dyfishin e pagës mesatare nga 500 në 1000 Euro deri në vitin 2025.”, shkroi kreu i AAK-së në Facebook.