Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me anë të një videoje në Facebook ka treguar se ai do ta ndjek lojën sot në shesh, me bashkëqytetarë.

Kosova sot është mysafire e Anglisë në futboll, një ndeshje që pritet të jetë mjaft e vështirë.
“Sonte, djelmoshat e kombëtares e kanë zor. Krejt e dimë që e kanë zor. Por, ne krejt jemi me ta, për fitore”, ka thënë Haradinaj.

“Unë do të jem sot në amfiteatrin e kryeqytetit tonë, te Hotel Grand, bashkë me qytetarët që ta përcjellim ndeshjen. Dardanët sot me siguri janë me djelmoshat, po ne tjerët që jemi këtu iu bashkohemi prej Prishtine. E duam fitoren”, ka përfunduar ai në një video të postuar në Facebook.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/videos/2289912454443376/

loading…



Chat conversation end
Type a message…