Haradinaj dhe Selmanaj përkrahin me këtë postim të akuzuarit nga Specialja

Deputetët e AAK’së, Daut Hardinaj dhe Rasim Selmanaj, janë fotografuar së bashku duke i shtrënguar duart, ku dhe kanë thënë se janë në përkrahje të atyre që po akuzohen nga Gjykata Speciale.

Deputeti i AAK’së, Rasim Selmanaj, ka publikuar një fotografi me Daut Haradinaj, duke thënë se sfidat duhet të përballur me dinjitet.

Ky shkrim i tij dhe fotografi vjen pas konfirmimit të aktakuzave për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e PDK’së, Kadri Veseli.

“Në përkrahje te Hashim Thaqit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati dhe Sali Mustafa”, ka shkruar Selmanaj.

Më poshtë postimi i plotë i tij.