Haradinaj: Deri në fund të vitit do të bëhet liberalizimi i vizave

Kryeministri i Kosovës, sot ka bërë homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit.

Këto momente, Kryeministri i Kosovës i ka shfrytëzuar edhe të deklarohet rreth temës së lëvizjes së lirë, me ç’rast Kryeministri u shpreh optimist se deri në fund të vitit, Kosova do të ketë mbështetjen e vendeve të BE-së për lëvizje të lirë, transmeton Ballkani.info.

Më tutje Kryeministri Haradinaj ka thënë se duhet të ketë më shumë unitet në Parlament dhe të lihen anash lojrat, pasi që sipas Kryeministrit “nëse i qojmë këto çështje përpara dhe liberalizohen vizat atëherë askush nuk është humbës” ka përfunduar Haradinaj. /Ballkani.info/