Haradinaj-deputetëve: Mos e harroni rëndësinë e vendimeve të juaja

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, është kthyer përsëri në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet seancë e jashtëzakonshme lidhur me deklarimet e presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve.

Haradinaj aty ka thënë se vendimi që do të marrë Kuvendi i Kosovës është shumë i rëndësishëm, dhe si i tillë është e domosdoshme që të arrihet një konsensus i partive politike në lidhje me këtë temë, transmeton Ballkani.info.

“Po e dha parlamenti aprovimin po iu siguroj që është me peshë të madhe. Mos e harroni rëndësinë që keni dhe vendimet që mund t’i merrni”, ka thënë shkurt Haradinaj.

Kujtojmë se në lidhje me temën e dilogut me Serbinë, rezoluta më herët kishin propozuar PSD-ja dhe Partia Demokratike e Kosovës