Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj do të fillojë nga shtatori një proces bashkëbisedimi me qytetarët e Kosovës.

Kështu ka njoftuar Haradinaj, të hënën përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Do të flasim hapur për dialogun për njohje reciproke Kosovë-Serbi; për situatën e rëndë ekonomike – sociale me theks të veçantë për krizën e rëndë energjetike”, ka thënë Haradinaj. “Poashtu edhe për tema të tjera që sot e preokupojnë vendin dhe qytetarin”.

Ai tha se këto ditë do t’i njoftojë qytetarët për orarin dhe vendin e takimeve.

Ky bashkëbisedim, sipas Haradinaj do të bëhet për shkak të situatës në vend, politike dhe ekonomike.

Postimi i plotë:

Të nderuar anëtarë e simpatizantë të Aleancës, të nderuar qytetarë të Kosovës

Procesi i dialogut, situata e krijuar politike dhe ekonomike në vend, na shtynë të jemi më të angazhuar e më të fokusuar si asnjëherë me parë.

Që nga java e parë e shtatorit të këtij viti, do të filloj një proces bashkëbisedimi me qytetarët e Kosovës në vendbanime të ndryshme të vendit.

Do të flasim hapur për dialogun për njohje reciproke Kosovë-Serbi; për situatën e rëndë ekonomike – sociale me theks të veçantë për krizën e rëndë energjetike.

Poashtu edhe për tema të tjera që sot e preokupojnë vendin dhe qytetarin.

Këto ditë do t’ju njoftoj për orarin dhe vendin e takimeve.

Me respekt Ramush Haradinaj