Haradinaj darkon me bashkëluftëtarët në Loxhë të Pejës: Gjithmonë në festa u bashkofshim

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj festën e pavarësisë së Kosovës ka vendosur ta festoj së bashku me bashkëluftëtarët në Loxhë të Pejës.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook tha se bashkë me bashkëluftëtarët evokuan kujtime nga tri betejat e lavdishme.

Postimi i plotë i Ramush Haradinajt:

Sonte në Loxhë të Pejës, i nderuar që isha në mesin e bashkëluftetarëve për festën e Pavarësisë, në darkën tradicionale.

Evokuam kujtime nga tri betejat e lavdishme, tregimet për Dëshmorët dhe heroizmin e tyre, si dhe të gjallët që po përballen me ndërtimin e një të ardhme sa më të mirë.

Gjithmonë në festa u bashkofshim!