Haradinaj, Clintonit: Mirë se erdhe në shtëpinë tënde

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur sot ish presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton, i cili po merr pjesë në kremtimin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Në një postim në Facebook pas takimit, Haradinaj ka thënë se Clintoni ka ardhur në shtëpinë e tij.

Postimi i plotë:

Ju na ndihmuat ta fitojmë luftën dhe bashkë e ndërtuam paqen!

Mirë se erdhe në shtëpinë tënde dhe te populli në zemrat e të cilit ju keni hyrë si njeriu më i dashur, President Bill Clinton. Falë vendosmërisë, humanizmit dhe guximit tuaj, ne jetësuam të drejtën tonë për liri dhe demokraci dhe ndërtuam shtetin e Kosovës!

Falë kësaj kthese historike, fëmijët tanë sot jetojnë të lirë. Të lirë për të pasur jetë, për të pasur ëndrra, për të pasur shtetin e tyre, Kosovën!

President Clinton, faleminderit dhe përjetë mirënjohës për ju dhe popullin Tuaj.

Zoti e bekoft Amerikën!
Zoti e bekoft Kosovën!

RH