Haradinaj: Çështja e ndryshimit të kufijve më shumë i përshtatet Vladimir Putinit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme ka vizituar familjet e dëshmorëve në Deçan.

Gjatë vizitës, Haradinaj ka marrë fjalën ku ka folur edhe rreth idesë së korrigjimit të kufijve.

“Kushdo që është qytetar i Kosovës, qoftë ai mësues, polic, ushtar apo edhe president, është i obliguar me kushtetutë që ta mbrojë integritetin e kufijve të Kosovës. Ai që prek interest e vendit tonë, qoftë edhe djalë i dëshmorit, apo edhe mik i jashtëm i Kosovës, në momentin që prek integritetin e Kosovës, ai është armik i vendit tonë. Çështja e ndryshimit të kufijve të Kosovës, i përshtatet vetëm Vladimir Putinit”, ka thënë Haradinaj, përcjell Ballkani.info.

Gjatë fjalimit, Haradinaj ka folur edhe për taksën dhe për presionin nga SHBA-të që taksa të pezullohet, por ai ka theksuar edhe njëherë se taksa do të qëndrojë në fuqi deri në njohje nga shteti serb. /Ballkani.info

LEXO EDHE: Haradinaj i mëshon tavolinës: Taksa nuk hiqet deri në njohje, mbajeni mend këtë (VIDEO)