Haradinaj: Çekun e takova në fronte të luftës, ishte strateg i mprehtë

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj e ka përkujtuar dëshmorin e kombit, Skënder Çekun.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Çekun e ka takuar në frontet e luftës.

Haradinaj atë e përshkruan si një njeri me të gjitha tiparet e luftës, udhëheqës të vendosur e strateg të mprehtë.

Ky është postimi i Haradinajt në Facebook:

Skender Çekun e takova në frontet e luftës. Burrë me të gjitha tiparet e luftëtarit shqiptar. Udhëheqës i vendosur e strateg i mprehtë. Skënderi ra në fushë të nderit, 21 vjet më parë, për ta fituar pavdekësinë që populli i Kosovës ta realizojë ëndrrën e lirisë. Lavdi!

loading…