Haradinaj: Brezi i patriotëve ishte frymëzim për UÇK-në

Kryetari Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se 30 vite më parë, Deçani filloi implementimin e Kushtetutës së Kaçanikut.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se sot kanë nderuar kontributin e juristëve deçanas, që në Isniq, nxjerrën statutin e Komunës, sipas gjendjes së re kushtetuese.

“Për të shprehur mirënjohjen time të thellë, për kontributin e veçantë dhe meritat e jashtëzakonshme në avancimin e çështjes kombëtare, kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për Shoqatën e Juristëve të Deçanit. Brezi i patriotëve, ishte frymëzim për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila jetësoi aspiratat dhe vizionin e tyre për shtetndërtim”, ka shkruar ai.