Haradinaj: Blakajt iu drejtova si ish-prokuror, është i mirëseardhur nesër në Kosovë

Ramush Haradinaj, që ka qenë kryeministër në mandatin e kaluar e nga ky pozicion i kishte thënë “hajn i pulave” prokurorit Elez Blakaj, që po merrej me çështjen e “veteranëve të rrejshëm”, ka thënë se në fakt i është drejtuar një ish-prokurori.

“Unë kam fol për Elez Blakajn pas dorëheqjes së tij. Unë kam folur për një ish-prokuror dhe ky është një dallim i madh. Nuk ka folur për një prokuror”, ka thënë ai.

Ai ka thënë Elez Blakaj është i mirëseardhur nesër në Kosovë.

“Kjo është parë si motivim, se një prokuror tjetër e ka kryer punën, e ka dorëzuar lëndën në gjykatë, dhe nuk ka pasur kurrfarë presioni. I kam thënë hajn i pulave, dhe për mua është hajn ai që e len lëndën dhe ikë. Kushdo që e len punën në gjysmë dhe ikë diku, nuk kam respekt. Edhe policëve që kanë shkuar në veri u kam thënë mos dështoni, kryeni punën qysh duhet”, ka thënë ai.

loading…