Kandidati për deputet nga rradhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka vizituar bjeshkët e Strellcit, duke i quajtur këto bjeshkë si histori të dhimbjes dhe krenarisë.
“Të dy Strellcave po ju hapet perspektiva e zhvillimit të turizmit dimëror, ashtu sikurse edhe bjeshka e Deçanit që do ta ketë infrastrukturën moderne shumë shpejt”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Bjeshkët e Strellcit janë shumë turistike, si bukuri natyrore konsiderohen pasuri të Kosovës.
Daut Haradinaj mban numrin 50 si kandidat për deputet nga lista e koalicionit AAK-PSD. /Ballkani.info/
loading…







