Haradinaj: Beteja e Likoshanit dhe Qirezit, pikënisje e historisë së re

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duke kujtuar 21-vjetorin e Betejës së Likoshanit dhe Qirezit, ka thënë se shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës u lind dhe i ka rrënjët në luftën e lavdishme çlirimtare dhe rezistencën e shumë brezave për të drejtën tonë.

“Sot kur kujtojmë me nderim 21-vjetorin e Betejës së Likoshanit dhe Qirezit, pikënisje e historisë sonë të re, reflektojmë për rrugëtimin tonë deri në Kosovën e 17 shkurtit 2008. Në thelb të vizionit për të sotmen dhe të ardhmen tonë qëndron si testament flijimi i dëshmorëve e martirëve. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook