Debati

Haradinaj beson se Krishti është ringjallur, me të e përshkruan debatin për kufijtë

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur presidentit, Hashim Thaçi, pasi ky i fundit e kërcënoi atë se mund të largohet nga Qeveria.

Në një konferencë për media, shefi i ekzekutivit theksoi se

“Kush e ka njet e rrëzon, ata që flasin mos u mërzitni për ta. Ai që ka vdekur nuk ngjallet mo, nuk ngjallet, veç Krishti është ngjall. Çështja e korrigjimit të kufirit ka vdes, vetëm përmes veriut. E vetmja mënyrë me u mbajt gjallë është me ndonjë skenar për incidente në veri, që me e pa që u nda. Por nuk ka mundësi politike kjo”, është shprehur ai.

Tutje, Haradinaj shtoi se është i interesuar që dialogu të vazhdojë ndërmjet dy vendeve.

“Qëndrimet për Asociacionin ju i dini. Vetëm çka të thotë Kushtetuta e vendit. Serbët e Kosovës i kam informuar për temat, por jo çfarë ka thënë presidenti”, ka thënë shefi i qeverisë