Haradinaj bënë homazhe te vendi i rënies së heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në vendit rënies së heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu në Breg te Diellit.

Ndërsa, më vonë kryeministri Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në ceremoninë e lansimit të pullës postare për heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.

Afrimi e Fahriu ranë në altarin e lirisë pas një rezistence disa orësh ndaj një rrethimi të hekurt të policisë dhe ushtrisë serbo-jugosllave.