Haradinaj bën homazhe te Pllaka Memoriale e ushtarëve të KFOR-it (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe tek Pllaka Memoriale e ushtarëve të KFOR-it, të rënë gjatë shërbimit në Kosovë.

Haradinaj ishte i shoqëruar nga Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, Ministri i FSK-së Rrustem Mustafa dhe Komandanti i FSK-së Rrahman Rama.

Për nder të ushtarëve të rënë, Filharmonia e Kosovës, ka performuar pranë Pllakës Memoriale nëSheshin “Nënë Tereza”.