Haradinaj bën homazhe te babai dhe dëshmorët

Sot, bëhen 20 vjet që nga Dita e Çlirimit të Pejës dhe Deçanit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nga rajoni i Dukagjinit, Daut Haradinaj, në këtë ditë së bashku me dy fëmijët e tij, ka bërë homazhe të varrezat e dëshmorëve dhe të babait të tij, Hilmiut.

“Sot Peja dhe Dukagjini festojnë Ditën e Çlirimit. Bashkë me Davidin dhe Trojën e nisem këtë ditë tek Plaku Hilmi dhe dëshmorët tjerë. Urime Dita e Çlirimit të gjithëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndryshe, Në 20-vjetorin e çlirimit të Pejës dhe Deçanit, do bëhet përurimi i sheshit “Shkëlzen Haradinaj”, zbulimin e shtatores së heroit Shkëlzen Haradinaj dhe Obeliskut të 183 dëshmorëve nga komuna e Pejës.