Ramush Haradinaj

Haradinaj bën homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë, në kujtim dhe nderim të sakrificës sublime të heronjve dhe martirëve.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook.

“Në fundin e prillit të vitit 1998, u shënuan disa nga ngjarjet më të përgjakshme të luftës çlirimtare në Dukagjin. Grupi i luftëtarëve, prej grupeve të para që ktheheshin me armët e lirisë, ranë heroikisht në përballje me armikun në kufirin që padrejtësisht i ndante shqiptarët. Sot, në kujtim dhe nderim të sakrificës sublime të heronjve dhe martirëve, me bashkëluftëtarë, familjarë dhe kolegë, bëmë homazhe në Sllup, Hereq dhe Dujakë. Përulemi përjetësisht para veprës së tyre dhe gjithë brezave që u flijuan për liri”, shkroi kreu i AAK-së.

May be an image of 4 people and text
May be an image of 11 people

VIDEO BONUS: