Haradinaj bëhet cak i sulmeve në Serbi, “Kurir” e quan monstrum

Nasim Haradinaj ka përfunduar në cak të kritikave nga mediat serbe.
Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj ka përfunduar në cak të kritikave nga mediat serbe.

Një ditë pas deklaratave të tij ku u rrëfye për vrasjen e ushtarëve serbë gjatë luftës në Kosovë, Haradinaj ka përfunduar si cak i kritikave në Serbi.

Portali “Kurir” e ka quajtur “monstrum” në një artikull të publikuar sot bashkangjitur me deklaratat e tij të fundit, përcjell “lajmi.net”.

“Monstrum! Haradinaj i ka pranuar të gjitha para kamerave. Kam vrarë ushtarë serbë sa herë që kisha mundësi. Më vjen keq që nuk kam vrarë aq sa kisha dëshirë”, citohet Haradinaj në titullin e “Kurir”.