Haradinaj-Bahtirit: Mos nxit protesta, kryeji obligimet tua

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri thirrje që të mos nxiten qytetarët për protesta, pas paralajmërimeve të kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri për protesta në veri, transmeton ballkani.info

Sipas tij, nëse kreu i Mitrovicës së Jugut dëshiron të i ndihmojë vendit, atëherë mos të hyjë në garën për atë që ai e quajti ‘politikë të madhe’.

“Një lutje e kam për qytetarët të Kosovës kudo që janë, qoftë në Mitrovicën e Jugut që të mos të nxisin veprime, është paralajmëruar gjoja një protestë për urën, mos të nxisim veprime tani kur disa tema kaq serioze janë duke ndodhur si themelimi i ushtrisë.

Nëse Agim Bahtiri don me ndihmu vendin le t’i kryejnë obligimet e veta e mos të hyjnë në garën për politikën e madhe”, ka thënë Haradinaj gjatë një konference për gazetarë sot në Prishtinë.