Haradinaj: Asnjë kosovar nuk do që të ftuarit e Speciales të dënohen në Hagë

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Daut Haradinaj i ftuar në emisonin “Argument Plus” ka thënë se është i bindur se asnjë kosovarë nuk do të donte që të dënohen nga Specialja luftëtarët që u ftuan në Hagë.

“Plot njerëz mund të kërkojnë gjykim për vepra penale në Kosovën e pasluftës, por asnjë kosovarë nuk do donte që të dënoheshin me ato aktakuza luftetarët që po gjykohen në Hagë”, tha Haradinaj, transmeton Ballkani.info.

Ai ka konfirmuar se nuk është ftuar nga Gjykata Speciale./Ballkani.info/