Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka arritur tek objekti i Qeverisë së Kosovës, ku do të takohet me kryeministrin Avdullah Hoti.
Hoti iu ka bërë ftesë të gjithë liderëve të partive politike që të takohen sot në orën 11:00, në mënyrë që t’i koordinojnë veprimet para takimit në Uashington.
Megjithatë, kësaj ftese kanë bërë të ditur se nuk do t’i përgjigjen pozitivisht nga PDK’ja dhe Lëvizja Vetëvendosje.








