Haradinaj: Angazhimi mërgimtarëve për AAK-në tash e dy dekada, është për t’u admiruar

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëherësh kandidat për president, Ramush Haradinaj, ka pritur të takim Ramadan Gashin, i cili është një mbështetës i kahmotshëm i Aleancës.

Gashi edhe një herë ia konfirmoi mbështetjen e diasporës për AAK-në.

Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari Haradinaj, i cili tha se është për tu admiruar angazhimi i shumë mërgimtarëve.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Me mikun dhe bashkudhëtarin tim politik, Ramadan Gashin, që jeton në mërgim.

Ramadani konfirmoi besnikërinë e tij për mua dhe shtëpinë tonë të përbashkët Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Angazhimi i tij dhe shumë mërgimtarëve për AAK-në tash e dy dekada, është për t’u admiruar. Ata asnjëherë nuk humbën lidhjet me rrënjët e tyre në Kosovë, e as vlerësimin për njerëzit në të cilët besojnë fuqishëm.

Me këtë rast i kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontributin e tij për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Aleanca asnjëherë nuk shkëputi lidhjet me diasporën, njerëzit që i mbetën besnik Kosovës në periudha të ndryshme të historisë.