Haradinaj-Kurti

Haradinaj: Amerikanët po e ruajnë Kosovën prej budallakive të Kurtit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se zyrtarët amerikanë po e ruajnë Kosovën nga, siç u shpreh ai, “budallakive të kryeministrit” (Albin Kurtit).

Haradinaj e ka thënë këtë në një intervistë për RTV 21-shin, duke thënë se më kryeministër i Kosovës është emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sesa kryeministri Kurti.

“Por po i del që nuk është. Po i del që ma pak është kryeministër i Kosovës ky që e merr rrogën për kryeministër sesa një zyrtar i Departamentit të Shtetit (DASH) që munohet me e rujtë Kosovën prej rreziqeve, por në raste të caktume edhe prej kryeministrit të vetë, prej budallakive të tij”, deklaroi ai.

“Pse kryeministri i Finlandës nuk është kryeministër i Finlandës që populli i vetë ishte kundër anëtarësimit në NATO dhe u fut në NATO, dha dorëheqje dhe tha se kaq ka qenë misioni im. Nëse ti je udhëheqës i këtij populli, ti e ki jetike me e përmbushë listën e punëve me hy në NATO me kohë”, shtoi tutje Haradinaj.