Haradinaj: Albini është shefi i të korruptuarve, e mbron dostin e jo kryeprokurorin

Ramush Haradinaj, lider i AKK-së ka shprehur një mori kritikash ndaj kryeministrit, Albin Kurti.

Në seancën e Kuvendit, Haradinaj tha se Kurti i ka emëruar dostat e tij nëpër borde dhe ka bërë një lidhje të shkurt korruptive.

“Vetëvendosje ka apliku një model korruptiv të lidhjeve të shkurta i cili model si i tillë i del prej kontrollit. Kjo quhet lidhje e shkurt korruptive. Kur në një bord ku ka shumë interesa financiare vendosen dostat të kryeministrit i cili personalisht i ka intervistu këta. Për këtë, kryeministri del në foltore e mbron dostin e jo kryeprokurorin. Albin Kurti personalisht ka intervistu anëtarë të bordit edhe të kompanive të ujësjellsve”, ka thënë Haradinaj, raporton Insajderi.
I pari i AKK’së ka theksuar se kryeministri e ka një zorr të madh kur e mbron dostin e jo kryeprokurorin.

“Albini është shefi i të korruptuarve është krijuesi i lidhjes së shkurt, dostave. Ai ka shpreh mosbesim në të gjithë të tjerët dhe ka besu se vetëm dostat e tij janë të pakorruptuar. Tani nuk munden me dal kundër dostave por kundër kryeprokurorit. Kjo seancë ka rëndësi për mua sepse kryeministri i Kosovës ka mbrojtur njerin e arrestuar dhe jo prokurorin, ai është i shantazhuar nga dostat. Kryeministri e ka një zorr të madh kur e mbron dostin e jo kryeprokurorin”.